Edi Rama: S’ka shperblime për festat, çojini dhurata fëmijeve të prekur

157

Festat e fundvitit do të kalojnë pa shpërblime në institucionet shtetërore.

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë kryeminsitri Rama shprehu falenderime për të gjithë punonjësit e institucioneve që dhuruan rrogën e tyre ndërsa theksoi se nuk ka asnjë urdhër nga qeveria për mbajtjen e rrogës.

“Edhe diçka që lidhet me vendimin që do të kalojmë për krijimin e përdorimit të fondit të veçantë të ndryshuar.Është vendim që ndalon rreptësisht përdorimin e fondit të veçantë në veprimtari social-kulturore dhe shpërblime punonjësish në institucione për Vitin e Ri, ato që bëhen zakonisht. Dua të falenderoj të gjithë ata që zemërgjerësisht kanë marrë pjesë në dhurim, kryetarë bashkish, drejtues institucionesh, punonjës.

E refuzoj komplet atë shpifjen tjetër që medemek ne paskemi detyruar të gjithë punonjësit të japin lekë nga rroga se nuk kemi lekë për rindërtimin. Është e pavërtetë. Asgjë nuk është bërë në mënyrë detyruese, të gjithë kanë qenë të ftuar të japin kontribut vullnetar. Ne vetë i dedikuam rrogën e nëntorit këtij procesi, kryetarët e bashkive bënë të njëjtën gjë, punonjësit jo të gjithë kanë kontribuar dhe nuk ka problem. Nuk ka asgjë me detyrim në këtë proces.”

Rama tha se të gjitha institucionet duhet të organziohen dhe të kalojnë festat me banorët e prekur nga tërmeti.

Përkundrazi duhet të organizoheni të gjithë që të gjitha institucionet të ndajnë një pjesë të kohës të festave me njerëzit që janë atje. Të shkojnë ti vizitojnë, të çojnë dhurata për Vitin e Ri për fëmijët me një organizim.Të gjitha institucionet të bëjnë solidaritet.