U shkarkua nga detyra/ Arben Malaj: Tani e kam më të lehtë të përballem me abuzuesit

160

Pas vendimit të Kshillit të Minsitrave për pezullimin si anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë ka reagaur Arben Malaj.

Në një postim në Facebook, Malaj shprehet se tashmë do ta ketë më të lehtë që të përballet publikisht dhe ligjërisht me shpifsit dhe abuzuesit e pushtetit.

Ai thekson më tej se asnjë karrige ministrore apo partiake nuk e ka penguar atë në angazhimet e tij politike shkencore dhe profesionale.

“Të dashur miq, sapo më njoftuan se qeveria ka vendosur pezullimin tim si anëtarë i Këshillit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë. Tani do ta kem më të lehtë të përballem publikisht dhe ligjërisht me shpifsit dhe abuzuesit me pushtetin. Falenderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur dhe inspiruar që vendit tim ta shërbej me dashuri, profesionalizëm dhe imtegritet.

Sfidat më të paaftet dhe shpifsit i kam fituar përherë moralisht dhe ligjërisht. Asnjë karrike ministrore apo partiake nuk më ka penguar në angazhimet e mia profesionale, shkencore dhe politike. Ju falenderoj”