Tërmeti/ 83 ekspertë të huaj në terren, inspektohen 4949 objekte

382

Zyra e Ministrit Fuqiplotë për Adresimin e Pasojave të Tërmetit ka përditësuar të dhënat dhe bilancin paraprak të punës në bashkitë Durrës, Krujë, Shijak, Kurbin, Tiranë, Kamëz, Vorë dhe Lezhë.

 

Zyra e ministrit ka bërë të ditur se deri në orën 17:30 të së enjtes numri I thirrjeve yë përpunuara nga gjashtë operatorët në dispozicion të qytetarëve ka qenë 440 (Tiranë – 198; Durrës – 204; Lezhë – 36; Elbasan – 1; Shkodër – 1). Prej të cilave 385 thirrje kanë qenë për verifikim dëmesh në banesë.

 

Ndërkohë në terren janë 83 ekspertë, përkatësisht:

Franca: 4

Zvicra: 2

Italia: 8

Greqia: 16

Turqia: 8

Maqedonia e Veriut: 16

SHBA: 2

Kosova: 20

Izraeli: 7

 

Ndërkohë, pritet që të dërgojnë ekipe të vlerësimit edhe Rumania dhe Hungaria. Sa I takon banesave të shembura numri ka shkuar në 28 objekte. 10 objekte në qytetin e Thumanës, dhe 18 objekte në Bashkinë Durrës.

 

Përsa i përket bilancit paraprak të inspektimeve, të dhënat janë si në vijim:

Bashkia Durrës – 1267 Objekte të inspektuara, 406 të pabanueshme, 70 për tu prishur;

Bashkia Krujë – 2185 Objekte të inspektuara, 748 të pabanueshme, 8 për t’u prishur; Ndërkohë në Krujë qytet po bëhet edhe studimi gjeologjik i kalasë si dhe ka përfunduar inspektimi i të gjitha godinave publike.

Bashkia Shijak – 1497 Objekte të inspektuara, 817 të pabanueshme, 285  për t’u prishur.