Rudina Hajdari – Edi Ramës: Nuk mund ta mbulosh dot paaftësinë tënde me arrogancë

137

Deputetja Rudina Hajdari ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për situatën e vështirë me të cilën po përballet vendi.

Në një postim në Facebook, Hajdari duke u ndalur tek arrgoanca e komunikimit të kryeministrit Rama, shkruan se ajo është maska e paaftësisë e cila sipas saj, është çjerrë nga tërmeti.

Hajdari nuk lë pa sulmuar as liderin demokrat, I cili po ashtu si kryeministri Rama nuk I fshihet dot popullit në lidhje me situatën e rëndë.

Arrogant me qytetarët, arrogant me bashkëpunëtorët, arrogant me opozitën në Parlament, e cila i kërkon llogari. Arroganca është maska e paaftësisë, maskë e cila është çjerrë nga tërmeti. Z. Rama, nuk mund ta mbulosh dot paaftësinë tënde dhe tragjedinë që po kalojnë familjet në Durrës, Thumanë, Lezhë, Laç e Tiranë me arrogancë e dhunë. Nuk mund ta mbulosh dot as duke u fshehur mbas Lulzim Bashës të cilin sot e thërret për bashkëpunim. Nuk i fshiheni dot popullit.