Edhe burrat qajnë, ushtari shpërthen në lot pasi pa çiftin e përqafuar pa jetë nën rrënoja

164

Edhe burrat qajnë! Shkatërrimi nga tërmeti i fuqishëm që pësoi Durrësi ditën e djeshme ka copëtuar zemrat e shqipëtarëve të cilët më shumë se kurrë janë bërë bashkë.

Deri në këto momente, shifra zyrtare e viktimave ka arritur në 28, një shifër shumë e lartë, dhe 650 të lënduar.

Ndërkohë që kërkimi vazhdon, në rrjet po bën xhiro fotoja e një ushtari i cili është shkrehur në lot.

Dhe kjo pasi ai ka nxjerrë nga rrënojat një çift të përqafuar pa jetë të cilët ishin në dhomën e tyre të gjumit.

Në fund të fundit të gjithë jemi njerëz me ndjenja, dhe lotët janë shprehja më e pastër e ndjenjave të copëtuara që cdo shqiptar i ka sot. /albeu.com