Sjellja e Sandër Ministrit Lleshaj jo vetëm e papërgjegjshme, por edhe kriminale

324

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas përplasjes së Ministrit Lleshaj me bashkinë Lezhë për çështjen e pallatit 12-katësh në lagjen Beslidhja.

Në një postim në Facebook, Bardhi shprehet se sjellja e ministrit të Brenndshëm është jo vetëm e papërgjegjëshme por edhe kriminale

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10220757849565793&id=1524054689&_rdr

“Sjellja e Ministrit të Brendshëm është jo vetëm e papërgjegjshme, por edhe kriminale! Ajo është dëshmi e gjallë se qeverisemi nga njerëz të pashpirt, që duan të fshehin të vërtetën, duke rrezikuar jetën e qytetarëve! Drejtori i Urbanistikës së Lezhës me profesion inxhinjer, dëshmon se godina paraqet rrezikshmëri, por Ministri i

Brendshëm e urdhëron të fshehë të vërtetën se banesat janë të rrezikshme për jetën e qytetarëve. Këta qeveritarë të papërgjegjshëm, me shpirt të korruptuar janë të njëjtët individë që detyruan ekspertët të ndryshonin aktet e verifikimit për dy pallatet në Thumanë, t’i vlerësonin ato si të banueshne, duke u bërë përgjegjës për humbjen e jetës së 24 qytetarëve.”

Bardhi I ëkrkon prokurorisë që të nisë menjëherë hetimet ndaj Ministrit për intimidim të ekspertëve.

“Prokuroria duhet të nisë menjëherë hetimet ndaj Ministrit të Brendshëm për intimidimin e ekspertëve dhe tentativën e tij për t’u fshehur banorëve të vërtetën. Kjo sjellje është jo vetëm papërgjegjshmëri kriminale, por edhe shpërdorim i pastër i detyrës!”