Rama kërkon ndihmë nga NATO, përsërit ftesën për Bashën

140

Kryeministri Rama ka shfrytezuar samitin e NATO-s ne Londer per te garantuar sa me shume mbeshtetje per Shqiperine per te perballuar situaten e veshtire te krijuar pas termetit.
Pergjate dy diteve shefi i qeverise ka takuar lideret e vendeve anetare me te cilet ka biseduar rreth sfidave me te cilat po perballet vendi yne.

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Europa eshte e bashkuar ne mbeshtetje te Shqiptareve, te gjitha vendet te gjithe lideret , Ministrja e Mbrojtjes po vazhdon komunikimin, po bejme gjithcka në këtë drejtim.Kemi pare shume ndihma e po vazhdojme te shohim ndihme me eksperte, po ashtu ndihme ne logjistiken e strehimit te perkohshem, me cadra dimri, por ajo qe ka qene objektivi eshte qe kam arritur eshte te perfshij drejtperdrejt lideret, sepse nje fjale e tyre eshte me shume se nje dosje.

Nga samiti i Aleances se Atlantikut te Veriut kryeministri Rama ka perseritur ftesen drejtuar rivalit politik Basha .

Nuk ka asnje sens te vazhdoje historia me deklarata ne distance kur ne jemi goditur nga e njejta tragjedi por ne te gjithe jemi ne nevoje per te ndertuar nje çati shume me te madhe se politika.

Nga Londra, shefi i qeverise Rama ka udhetuar drejt Romes, sërish per te kerkuar ndihme e mbeshtetje per procesin e rindertimit te vendit pas termetit tragjik te 26 nentorit.