Besa Shahani: Në 4 qytete mësimi do shtyhet…

128

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini thotë se në Durrës, Kurbin, Vorë dhe në Tiranë, mësimi do të fillojnë më 9 dhjetor, kur në shkollat e tjera të vendit, mësimi rinis nesër. Sipas saj, në 9 qarqe që nuk janë në gjendje të jashtëzakonshme mësimi ka filluar normalisht, ndërsa për tre qarqet e tjera do të fillojë nesër pjesërisht.

Pjesë nga deklarata e plotë

Në Lezhë nesër fillon në bashkinë Mirditë, një shkollë e dëmtuar në Shënkoll dhe nesër nxënësit do të jenë të zhvendosur. Në Kurbin ka numër më të madh të shkollave të dëmtuara dhe mësimi fillon në 9 dhjetor që të bëhen riparimet. Në Rrogozhinë dy shkolla të vogla me probleme mësimi fillon nesër. Në Kamëz një shkollë e dëmtuar “Sulejman Elezi’ transferohet te “Azem Hajdari” në turin e dytë pasdite, pra mësimi fillon nesër.

Në Kavajë ka dy shkolla të dëmtuara, nxënësit do të transportohen, mësimi fillon nesër. Në Vorë është dëmtuar shkolla në Marikaj, nxënësit në Marqinet, mësimi fillon në 9 dhjetor. Në Tiranë përveç Pezës nuk ka shkolla të tjera për të nxjerrë komplet jashtë funksionit. Në Tiranë mësimi fillon në datë 9 dhjetor.

Për kopshtet dhe shkollat private duhet të marrin një konfirmim nga instituti i ndërtimit, të vlerësohen që të jemi të sigurt. Për shkollat që rrezikojnë të mos hapen as në 9 dhjetor kemi plan pë rti zhvendosur në shkolla të tjera. Në zonat rurale kemi siguruar transport. Për të gjitha shkollat private me probleme, pronarët të sjellin planin e zhvendosjes së nxënësve. Në hotelet ku janë sistemuar qyterarët kemi filluar sistemin për themelimin e shkollave të përkohshme. Mësimi do të fillojë në datë 9 dhjetor. Dita e Rinisë 8 dhjetor, nuk do të bëhet pushim në datë 9 për shkak të orëve që kanë humbur.