Pasiguri në gjykata/ Pezullohen të gjitha gjyqet në Tiranë, Durrës e Lezhë

343

Këshilli i Lartë Gjyqësor  vendosi te pezulloje të gjitha  veprimtaritë  dhe shërbimet në gjykatat e Durrësit, Tiranës  dhe Lezhës,  për shkak të gjendjes së fatkeqësisë natyrore të ndodhur nga tërmeti i 26 nëntorit.

 

Ndersa veprimtaritë që lidhen  me natyrë të ngutshme, shqyrtimi i të cilave mund të zhvillohet edhe në ambiente të tjera jashtë gjykatës,  përjashtohen nga ky vendim.

 

Kohëzgjatja  e  pezullimit do të jetë deri në momentin kur autoritetet përgjegjëse të bëjnë vlerësimin e kushteve ekzistuese dhe të garantohet eliminimi i çdo rreziku të mundshëm që mund çojë në dëmtim të jetëve njerëzore e po ashtu edhe të pronës.