Nisin hetimet për tërmetin/ Prokuroria: Akuza për shpërdorim detyre e ndërtim të paligjshëm

357

Tre ditë pas tërmeti shkatërrimtar të 26 nëntorit që la pas 51 të vdekur, mijëra të plagosur e dëme të pallogaritshme materiale, prokuroritë në dy qytete  vendosën të nisin hetimet.  Në një njoftim zyrtar, organi qenderor I akuzës sqaron se bëhet fjalë për veprat penale “Ndërtim pa leje”, dhe “Shpërdorim detyre”.

 

Dyshimet kryesore në Durrës janë se pasojat e tërmetit, kanë ardhur si shkak i ndërtimeve pa leje dhe të moskryerjes së detyrës nga inxhinierët zbatues dhe personave pergjegjës.

 

Shkak gjithashtu dyshohet të jetë bërë edhe mospërmbushja e rregullt e detyrës nga nëpunësit shtetëror të ngarkuar me mbikqyerjen e këtyre ndërtimeve.

 

Edhe Prokuroria e Tiranë ka nisur hetimet për akuzat e “Shpërdorimit të detyrës”, dhe “Dhëniës se ndihmës për ndërtim të paligjshëm”.

 

Një grup hetimor po verifikon organet qe kanë miratuar lejet e ndërtimit dhe nëse ato janë zbatuar sic duhet nga ndërtuesit. Prokuroria I ka kërkuar inforamcione paraprake Bashkisë së Tiranës për banesat me dëme dhe të klasifikuara jo në kushtet e duhura për banim.

 

 

Në Krujë organi I akuzës nuk ka regjistruar procedin, por nga ana tjetër në terren janë marrë të gjitha provat e mundshme.

 

Prokurorët dhe oficerët gjyqësore ishin në Thumanë, ku u shembën tre pallate, e ku humbën jetën 24 persona. Ata kanë kryer të gjitha veprimet për mbledhjen e provave. Verifikimi është shtrirë edhe në shumë shtëpi e objekte të tjera të dëmtuara.

 

Prokuroria siguroi se në cilesinë e provës materiale janë marrë mbetje të këtyre ndërtesave, e po ashtu janë siguruar edhe kopje të raportit të grupeve të konstatimit të dëmeve. Sekuestrime ndërkohë janë bërë në zyrat e urbanistikës për projektet, lejet e ndertimit dhe aktet e kolaudimit.

 

E njëta situatë edhe në Lezhës, ku pësuan dëme 9 pallate dhe 145 apartamente.

Të gjitha këto objekte janë të ndërtuara gjatë viteve 70. Deri në këto moment, nuk rezulton të ketë patur ndonjë akt konstatimi që ndonjë nga pallatet të jetë shpalluar i pabanueshëm pas tërmetit të 21 shtatorit. Po ashtu nga verifikimet e deritanishme nuk ka patur shtesa apo ndërhyrje të mëvonshme në pallatet e dëmtuara.

 

Ndërsa në Kavajë janë bërë verifikimet paraprake në 4 pallate të vjetra të dëmtuara rëndë, por nuk ka nisje të procedimit penal.