Grabitet me forcë një makinë “security” në autostradën Tiranë-Durrës

45

Rreth orës 12:40, në  afërsi të Qafë Kasharit, persona të paidentifikuar kanë marrë me forcë një automjet në pronësi të një firme private “security” dhe më pas automjetin e kanë braktisur në rrugën dytësore të autostradës Tiranë-Durrës.

Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet dhe krehjen e zonës ku u gjet mjeti i braktisur, me qëllim kapjen e autorëve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet për administrimin e çdo prove të vlefshme që do t’i shërbejë hetimit për identifikimin e autorëve dhe  zbardhjen e ngjarjes.