“Të jemi të kënaqur me 50 viktima”, kryetarja e Bashkisë Durrës jep dorëheqjen pas deklaratës shokuese

142

Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Valbona Sako, ka dhënë dorëheqjen pas deklaratës së saj shokuese në një intervistë të drejtpërdrejtë, kur tha se “duhet të jemi të kënaqur me 50 viktima”.

“Ky ishte një tërmet i nivelit shkatërrimtar, por të jemi të kënaqur dhe me 50 viktima për arsye sepse në raste të tjera kanë qenë mbi 1000 viktima”, ishte deklarata e Sakos.

Me një postim në Facebook, të dielën Sako njoftoi dorëheqjen: “E lënduar nga reagimi i madh negativ ndaj një prononcimi që bëra, nën një stres që i kalon fuqitë e mia, jap dorëheqjen nga detyra e Kryetares së Bashkisë Durrës. Falenderoj nga zemra të gjithë ata që më besuan dhe shpresoj në mirëkuptimin e të gjithëve”.