Nuk e bën publike, i dhuron në heshtje 3 mln euro Shqipërisë

432

Solidariteti dhe mbështetja për të prekurit e tër.metit që go.diti vendin tonë nuk kanë munguar në asnjë moment, duke bërë që shumë njerëz të dhurojnë të ardhura të konsiderueshme. Pjesa më e madhe e kanë bërë të ditur vlerën që ata kanë menduar të dhurojnë, megjithëse ka edhe raste përjashtuese.

Lazim Destani, i cili është edhe financuesi i ekipit të Shkëndijës, ka vendosur të ndihmojë në heshtje dhe pa bërë shumë zhurmë. Sipas asaj që raporton “InfoSporti”, Destani ka dhuruar një shifër prej 3 milionë eurosh për të prekurit nga tër.meti, gjë që nuk është bërë publike më parë.

Ndërkohë, ekipi nga Tetova kishtë bërë të ditur vetëm faktin se të ardhurat nga shitja e biletave të ndeshjes së sotme kundër Shkupit do të shkonin të gjitha në ndihmë të atyre që përjetuan pasojat e tër.metit të 26 nëntorit. /SportEkspres/