LAJMI I FUNDIT / Digjen dy makina në Shkodër

173

Dy mjete janë djegur potesisht dhe nje tjeter pjeserisht para pak minutash në Shkodër. Sipas të dhënave të para pranë policisë së Shkodrës bëhet me dije se janë shkrumbuar dy mjete të cilat ishin të parkuara në afërsi të Kishës Franceskane në Shkodër.

Flakët janë evidentuar rreth orës 23:30 të së dielës.

Mjetet kanë marrë flakë aksidentalisht dhe mësohet nga të dhënat paraprake se shkak i zjarrit ka qënë një defekt elektrik në njërin nga mjetet.

Policia dhe Zjarrfikësit kanë mbërritur menjeherë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve të zjarrit.

Ende nuk dihet pronësia e drejtuesve të mjeteve, ndërkohë që zjarri sipas dëshmive të para ka qënë aksidental.

Fillimisht është djegur njëra nga mjetet dhe si pasojë e flakëve të zjarrit, flakët kanë përfshirë edhe autoveturën tjetër.