Moti e mërkurë, 20 Nëntor 2019

321

Sipas MeteoAlb: Vlerat e ulta barike do të diktojnë gjatë paradites vranësira të dendura dhe rrebeshe shiu në të gjithë territorin. Por mesdita dhe pasditja sjellin përmirësim të kushteve atmosferike në të gjithë shqipërinë duke bërë që kthjellimet të jenë mbizotëruese.

 

Parashikohet që edhe nata të VIJOJE në të njëjtat kushte të motit.

 

Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 5 °C deri në 19°C.

 

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.