Sidrit Bejleri ka disa fjalë për ti thënë Fifit.

399

Pas suksesit të një viti më parë, Fifi është kthyer sërish në Kënga Magjike. Ajo vjen sërish me një baladë, e cila është pritur mjaft mirë. Përveç pëlqimit të fansave, Fifin e kanë mbështetur edhe shumë kolegë.

Një ndër ta është edhe këngëtari i njohur Sidrit Bejleri. Vazhdon të mos zhgënjesh Filloreta. Bravo, shkruan ai duke tregar kështu se çdo projekt i Fifit kthehet në hit. Profa, e kam mbajt fjalën tënde vath nvesh, i kthehet Fifi.

Kujtojmë se vitin e kaluar ajo ishte pjesëmarrëse në bashkëpunim me Mc Kreshën dhe balada e tyre ishte një nga më të ndjerat e të pëlqyerat e atij edicioni.