Ilir Meta: Do të tregohem i drejtpërdrejtë për secilin vagabond ndërkombëtar

151

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka kritikuar ashpër disa ambasadorë të cilët ai i quan të korruptuar të cilët kanë mbështetur veprimet e paligjshme të kryeministrit Rama.

Në një intervistë televizive Meta theksoi se kryeministri Rama nuk ka mbështetjen e ndërkombëtarëve pasi “po të kishte mbështetje ndërkombëtare do të çeleshin negociatat” tha ai.

Ai komentoi gjithashtu deklaratat e ambasadave në mbështetje të zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese duke thënë se dekretin e tij “e ka mbështetur Kushtetuta” dhe se nuk është e nevojshme që të mbështetet nga asnjë ambasadë.

Reformën në drejtësi Meta e konsideroi të dështuar dhe për këtë bërë drejtpërdrejtë përgjegjës kryeministrin Rama dhe disa ambasadorë të cilët nuk kanë reaguar pasi kanë kuptuar se janë shpërdoruar fondet shpenzuara për reformën.

“Rama dhe ambasadorët janë përgjegjës për dështimin e reformës në drejtësi. Janë shpenzuar nja 200 milionë euro dhe tani që kanë dështuar ata thonë që kjo është sukses, por e bllokon, Meta, e bllokon ky, e bllokon ai. Janë bashkëpërgjegjës. Ata rrinë bashkë, po t’ua shikosh telefonat, rrinë të gjithë bashkë.

Nuk kam forcë korruptuese ndaj ambasadorëve dhe sepse jam President i Republikës. Tani do të jem i drejtpërdrejtë se shumë i kemi përkëdhelur. Unë do të tregohem i drejtpërdrejtë për secilin vagabond ndërkombëtar.

Një njeri që vjen te zyra e Presidentit të Republikës dhe bën sikur nuk di megjithëse i di të gjitha se ka ndenjur me Ramën. Nuk mund ta shantazhojë njeri presidentin e Republikës. Ta harrojnë këtë!” , tha Meta. /Opinion.al