Të veshur si policë tentuan të kalonin nëpërmjet kufirit drogë dhe shuma të mëdha lekësh.

31

Pesë persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim pasi akuzohen se tentuan që të kalonin lëndë nar kotike përtej kufirit.Të veshur me disa uniforma me Policia, të rinjtë tentuan që të trafikonin 37, 5 kg ka nabis në kufirin e gjelbër me Greqisë, ndërsa me vete kishin edhe 18550 euro.

Pas një hetimi një mujor në kuadër të operacionit Kurila, në prangat e policisë kanë rënë MZ, 28 vjeç banues në Korçë, AK 30 vjeç banues në Korçë, KN 28 vjeç banues në fshatin Drenovë, Korçë, BD 36 vjeç, banues në Korçë dhe DP 26 vjeç banues në Elbasan. Ndërsa në kërkim u shpallën RT 23 vjeç banues në fshatin Plasë dhe MZ 31 vjeç banues në fshatin Moravë Korçë.