“Blindohet” stadiumi kombëtar, shumë policë angazhohen për ndeshjen Shqipëri–Francë

42

Pak orë para takimit mes Shqipërisë dhe Francës policia e shtetit ka shtuar masat përreth stadiumit “Air Albania Stadium”.

 

Rreth nje mije efektivë pritet të angazhohen për mbarëvajtjen e ndeshjes së vlefshme për eliminatoret Europianit 2020, që përkon edhe me inaugurimin e impiantit të ri në kryeqytet.

 

Policia ka paralajmëruar kontrolle të tifozëve në disa pika hyrëse rreth stadiumit, ndërkohë që në këtë zonë do të kufizohet edhe qarkullimi rrugor.

 

Takimi do të nisë në orën 20:45 të kësaj të diele ku të ftuar janë edhe zyrtarë të lartë të UEFA-s si dhe personalitete të tjera të sportit botëror.