Sherr për pronën, dhunë e të shtëna me armë mes dy vëllezërve

377

Një 58 vjeçar është vënë në prangat e policisë, vjeçar i cili gjatë konfliktit për motive pronësie me të vëllain, dhunoi fizikisht mbesën.

 

Sipas policisë P. S., 58 vjeç, banues në fshatin Maknor, në Pezë është konfliktuar për motive pronësie me vëllain e tij, shtetasin Xh. S., dhe gjatë konfliktit ka dhunuar fizikisht mbesën e tij vajzën e shtetasit Xh. S. duke i shkaktuar lëndime në trup.

 

Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet intensivisht për kapjen e djalit të tij, shtetasit E. S., i cili gjatë konfliktit ka thyer xhamat e mjetit të xhaxhait (të shtetasit Xh. S.) pasi ka qëlluar në drejtim të mjetit me armë zjarri.