Engin Firat dhe Didier Deshamp takim i përzemërt në Paris. Nuk mungon as shenja e… shqiponjës

108

Ne Shqiperi mezi po e presin sfiden e se dieles ne “Arena Kombetare” ne mes Shqiperise dhe Frances. Thuhet se jane shitur te 22 mije biletat e stadiumit dhe interesimi i madh per kete takim duket se ka te beje jo vetem me faktin se do te inagurohet stadiumi i ri por edhe ngaqe mysafir ne Tirane do te jete nje nga kombetaret me te mira te Europes, ajo e Frances.

Skuadra qe drejtohej nga Deshamp ka ne rradhet e saj lojtare me shume emer dhe padyshim qe ata priten me kersheri. Por tekniku francez duker se kontaktin me Shqiperine nuk e ka lene per te shtunen kur do te zbrese ne Rinas, sepse qe mbreme ka takuar “nje perfaqesues” te Shqiperise. Behet fjale per drejtorin sportiv te Vllaznise, Engin Firat.

Dhe per me teper, duket se me te kane dashur te bejne edhe shenjen e shqiponjes dhe fotoja e meposhtme e tregon me se miri kete gje.

Firat siç dihet, pak dite me pare eshte emeruar ne krye te kombetares se Moldavise e cila sonte ne oren 20.45 do te luaje ne “Stade de France” me Francen e Deshamp. Te dy ata jane takuar mbreme ne stadium pas seancave stervitore dhe jane pershentur me njeri- tjetrin ne menyre shume miqesore.
www.shkodrasport.com