Alarmi për Kekun Luppo që shitet në dyqane

443

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka reaguar pas denoncimeve në rrjetet sociale se produkti “Kek Lupo me arrё kokosi”, kishte prani lëndësh të huaja.

 

Sipas AKU-së nga kontrollet e kryera në këto subjekte u konstatuan kushte të përshtatshme higjeno-sanitare, produktet ishin të ambalazhuara dhe ruheshin në kushte të përshtatshme.

 

Në momentin e kontrollit, subjektet nuk dispononin produktin “Kek Luppo me arrё kokosi”, por u konstatuan produktet “Luppo Cake Bite Choco Sandëich” 8 copësh si dhe “Kek Luppo Choco Cacao”, mbi tё cilat u ushtrua kontroll fizik duke e thërrmuar produktin për të parë vizualisht nëse kishin prezencë substancash apo lëndësh të huaja në përbërje.

 

Gjithashtu u kontrollua plotësimi i kërkesave ligjore si etiketimi i produktit dhe sistemi i gjurmueshmërisë, të cilat rezultuan konform kërkesave ligjore.

 

Për verifikime të mëtejshme mbi sigurinë për konsum të këtij produkti, nga tupa inspektuese e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit u bë marrja e mostrave zyrtare për kryerjen e analizave laboratorike

 

Nderkohe AKU bën me dije se pёrsa i pёrket produktit “Kek Luppo me arrё kokosi” nga verifikimet e bёra pёr praktikat e importit rezulton se pёr Vitin 2019 ky produkt nuk ёshtё importuar nё Rebublikёn e Shqipёrisё.