Negociatat/ Ruçi thirrje Francës e Holandës: Eja verifikoni reformat

331

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi përmes një letre u është drejtuar kryeparlamentarëve të BE-së për negociatat duke theksuar se vendimi I Këshillit Europian nuk e ka dekurajuar Shqipërinë.

Në letrën e tij, Ruçi duke e cilësuar vendimin si të pamerituar, lëshon një mesazh të drejtpërdrejtë edhe për vendet skeptike ndaj Shqipërisë. Ai i kërkon Francës, Holandës e Danimarkës që të vijnë e të verifikojnë reformat si dhe ecurinë e tyre.

“Vendimi i pamerituar i KE nuk na dekurajoi. Reformat integruese u shërbejnë qytetarëve të Shqipërisë”