Mjekët e Traumës japin alarmin: Stafi po ikën, nuk kemi shtretër të përballojmë fluksin

68

Dyfishohet  numri i pacientëve të cilët kërkojnë ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës.

 

Të dhënat e fundit tregojnë se cdo ditë më shumë se 100 persona marrin trajtim të specializuar në pavionet e traumës në kryeqytet.

 

Mjekët thonë se krahasuar me një vit më parë, shifrat janë alarmante.

 

Ndërsa fluksi I pacientëve sa vjen e rritet, Dogjani jep alarmin edhe për mungesën e  shtetërve si dhe stafit mjekësor në ambientet spitalore.

 

Në kongresin e tretë të traumës dhe urgjences kirurgjikale shqiptare u nënvizua se Shqipëria renditet 5 vende me poshtë se kroacia sa I përket mungesës së stafit mjkësor, kjo pasi bluzat e bardha  po zgjedhin gjithnjë e më tepër të largohen në Europë.