Goditen falsifikatorët, tre në pranga, sekuestrohen karta e dokumenta

41

Policia finalizoi operacionin “Laboratori” per goditjen e nje rrjeti falsifikatoresh. Uniformat blu pas nje pune afro gjashte mujore arriten te dokumentotin veprimtarine e grupit. 

 

Në pranga perfunduan tre persona te cilet akuzohen per falsifikim te dokumenteve me qellim kalimin e paligjshem te kufirit, konkretisht shtetasit:

 

Th. T., 61 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për falsifikim të dokumenteve.

V. S., 63 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Tiranë, i dënuar dy herë më parë për falsifikim dokumentesh.

P. B., 65 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë.

 

Gjate nderhyrjes u sekuestruan deftesa shkollore, vula dhe stampa te falsifikuara. 

 

Gjithashtu mesohet se u gjeten edhe 1057 karta te paplotesuara leje qendrimi, dhe karta identiteti italiane. Sipas burimeve te policise dokumentet e falsifikuara perdoreshin per kalimin ne vendet e Bashkimit Europian.