Vasje në Shkodër / Viktima në Dukagjin u qëllua afër banesës (Emri)

164

Policia e qarkut Shkodër ka dhënë informacion mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur në fshatin Sumë të Dukagjinit, ku një person është qëlluar për vdekje me armë.

 

Viktima është shtetasi Gjergj Krygja, 43 vjeç. Burime për Vizion Plus sqarojnë se viktima u qëlluar në afërsi të banesës së tij.

 

Njioftimi i policise;

Me datë 06.11.2019, rreth orës 11:40, në fshatin Sumë, Njësia Administrative Pult, Shkodër,  në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri shtetasi Gj. K. 43 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Në drejtim të vendngjarjes janë nisur  shërbimet e policisë dhe grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje