Vilë në Dardhë? Basha: Gënjeshtër e Edi Ramës, nuk bëhem pjesë e lojës

132

Lideri demokrat Lulzim Basha ka përgënjeshtruar lajmet për një vilë të dhuruar në Dardhë, në Korçë.

Pas takimit që zhvilloi me të rinjtë e këtij qyteti, Basha tha për mediat se këto janë gënjeshtra të përhapura nga kryeministri Edi Rama me qëllim largimin e vëmendjes nga skandalet e qeverisë.

“Nuk ka gënjeshtër që mund të më heqë nga detyra ime. Gënjeshtrat kundër meje dhe familjes time janë një përpjekje cinike e Edi Ramës për të hequr vëmendjen nga lista e gjatë e dështimeve dhe e skandaleve të tij.

Prandaj, nuk bëhem pjesë e kësaj loje. Por siç e shikoni, jam në një tur takimesh me rininë, me qytetarët për të diskutuar të vërtetën e hidhur jo gënjeshtrat e qeverisë dhe mbi të gjitha për të diskutuar rrugët e daljes, zgjidhjes nga kjo krizë”

Basha u ndal edhe tek arrestimi i Redjan Rrajës. Duke e cilësaur si një luftë bandash për pushtet, lideri demokrat theksoi se vendi ka nevojë akute për zgjedhje të parakohshme.

“Një luftë bandash në pushtet, nevoje akute per zgjedhje te parakohshme. Kjo do arrihet duke duke bashkuar vullnetet pozitive të shqiptatëve. Nuk ka ndryshim pozitiv qe mund ta ndalë bashkëpunimi i qeverisë me krimin”