I shpallur në kërkim për shpërdorim detyre, kapet 48 vjeçari

304

Një 48 vjeçar i shpallur në kërkim për shpërdorim detyre, është vënë në prangat e policisë së Shkodrës.

 

Shtetasi Ardian Loci, 48 vjeç, ishte denuar nga Gjykata e Shkodres me 1 vit e 10 muaj burg, për “Shpërdorimi i detyrës”.

 

Informacionet bëjnë me dije se Loci ka qenë shofer në FNSH dhe akuzohet se ka dhene info kultivuesve te kanabisit gjate nje aksioni policore antikanabis, ku jane arrestuar 17 persona.