U gjet e mbytur në plazhin e Durrësit, identifikohet gruaja

388

Policia ka identifikuar viktimën e seksit femër që u gjet paraditen e kësaj të diele në bregdetin e Durrësit.

Bëhet e ditur se gruaja që e gjet e mbytur afër “Pistës Kosova” në Durrës është një 44 vjecare nga Shijaku.
Viktima me iniciale A.SH. mësohet se vuante nga probleme depresive dhe ky është shkak kryesor që mund ta ketë cuar drejt vetembytjes.

Megjithatë po hetohet nga policia për zbardhjen e kësaj ngjarje
Gruaja e mbytur u gjet nga banore të zonës dhe nuk kishte shenja dhune në trup.