Sa ishte kthyer nga Italia, kush është 30 vjeçari që humbi jetën (Foto)

430

Detaje të reja zbardhen nga aksidenti i rëndë i ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në Durrës ku humbi jetën një 30 vjeçar.

 

Informacionet bëjnë me dije se viktima e Erjon Beli, 30 vjeç, në momentin e aksidentit ishte duke folur me kamer në telefon në momentin e përplasjes.

 

Beli ka humbur kontrollin e makinës tip “Renault Clio” me targa AA 477 YN me të cilën po udhëtonte dhe është përplasur me trafikndarësen.

 

I riu nga Kavaja kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer nga Italia, pasi jetonte me familjen atje, ndërsa punonte si këngëtar në lokale nate.