Conte krah Ramës: Italia, e para që do kërkojë sërish hapjen e negociatave për Shqipërinë

286

Kryeministri Italian Conte në konferencen për shtyp me homologun e tij Rama premtoi se Italia do të vazhdojë të jetë në rrjeshtin e parë të atyre vendeve që mbështesin hapjen e negociatave për Shqipërinë.

Conte tha se BE ka nje pergjegjesi te madhe dhe nuk mund ta nderprese keto intercolucione.

Ai gjithsesi bëri apel për zgjidhjen e krizes politike në vend në mënyrë që të jenë të gjitha letrat në rregull për mbledhjen e radhës të BE ku do të kërkohet hapja e negociatave për Tiranën zyrtare.

Conte shtoi se të dyja vendet kanë marrëdhenie të shkelqyera në fushën ekonomike dhe një komision permanent do të ngrihet për shtimin e sipermarrjeve italiane në Shqiperi, sidomos ato në infrastrukture dhe energji.

 

Kreu i qeverisë italiane përmendi si fusha për shtimin e bashkëpunimit edhe ato në drejtësi dhe polici kundër trafikimit të drogës dhe qenieve njerezore.

 

Ai tha se shqiptarët janë shembull i shkelqyer i integrimit në shoqërinë italiane.

 

Shqipëria, tha Conte, do të gjeje tek Italia gjithnjë një popull mik.