Trajneri legjendar i boksit, Zef Gjoni mendon largimin, Vllaznia rrezikon shkrirjen

37

Në sport, nuk është gjithmonë e rëndësishme të fitosh, por të marrësh pjesë. Një frazë ngushëlluese, të cilën te Vllaznia, të paktën në boks nuk e njohin. Skuadër e mbushur me yje dhe për vite dekada dominuese në Kampionatin Kombëtar. Por, këtë vit është ndryshe.

Mbështetja nga bashkia mungon dhe si shumë sporte të tjerë, edhe boksi është lënë në harresë. Në situatën e krijuar, trajneri legjendar, Zef Gjoni, kërcënon me largim. Një lëvizje e cila do të ishte fatale për Shkodrën, sepse nëse do të zgjidhte të përfaqësonte një tjetër qytet, trajneri do të ndiqej nga sportistët më të mirë.

“Kemi marrë masat tona për stërvitjen, por kësaj radhe do të jemi të kënaqur dhe më vendin e dyt. Gjithmonë problemet financiare do të jenë deri sa të jenë këta drejtues që po e çojnë sportin e Shkodrës në këtë gjendje. Unë do të përfaqësohem ndoshta me ndonjë cikël tjetër, por me këtë gjendje nuk mund të vazhdohet”,deklaroi Zef Gjoni.

Zef Gjoni është njeriu që e ka udhëhequr Vllazninë drejt 22 titujve kampionë në 26 vitet e fundit, prej rilindjes së sportit të boksit në Shqipëri në vitin 1992.