Përplasi me makinë të moshuarën, arrestohet 36 vjeçari

126

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në Devoll bënë të mundur arrestimin e një 36 vjeçari lidhur me aksidentin e sotëm ku humbi jetën shtetasja Gj.H., 75 vjeçe.

Policia njofton se ka arrestura shtetasin V.H., banues në Sul.

Sipas policisë në rrugën Bilisht-Miras, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasen Gj.H, 75 vjeçe, banuese në Poloskë, e cila më pas ka gjetur vdekjen në Spital.

36 vjeçari akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.