Vrau kunatin në Itali/ Shqiptari: Më tradhëtonte motrën

158

Një shqiptar ka humbur jetën pas një sherri të ndroshur mes dy familjesh në Itali, kur si pasojë Luan Zalta 50 vjeç ka vrarë me armë zjarri kunatin e tij.

Ngjarja ka ndodhur në provincën e Nettunos, në Romë, të dielën ku nga konflikti ka humbur jetën , Shpendi Allushin.

Ndërkohë autori i krimit, Zalta është vëllai i bashkëshortes së Allushit, i cili jetonte në Caserta të Napolit, por kishte shkuar për vizitë në Romë tek motra.

Allushi dhe Zalta fillimisht janë konfliktuar me njëri-tjetrin fizikisht, ndërsa më pas ka ndodhur edhe tragjedia. Zalta ka qëlluar me pushkë kunatin Allushi, ndërsa një plumb viktima e mori në fytyrë, ç’ka shkaktoi vdekjen e menjëhershme të tij. Sapo ka parë kunatin e vdekur, Zalta ka marrë policinë në telefon dhe është vetë-dorëzuar pranë autoriteteve.

Në dëshminë e tij për policinë italiane, Luan Zalta ka deklaruar se e ka ekzekutuar kunatin Allushi, pasi ky i fundit i tradhtonte motrën.

“E kam qëlluar, sepse më tradhtonte motrën”.