Aksident / makina merr përpara policin rrugorë

346

Një akisdent me pasojë plagsojen e një personi është regjistruar mbrëmjen e të dielës në Lushnje.

Aksidenti ka ndodhur tek kryqëzimi i gjimnazit “18 Tetori”, ku një mjet tip “Toyota Yaris” ka përplasur shtetasin Q.Ç, i cili po tentonte të kalonte nga trotuari në rrugë.

Pas goditjes nga makina këmbësori është përplasur në trotuar duke marrë dëmtime në koke, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se shtetasi Q. Ç. është me profesion polic rrugor. Gjatë momentit të aksidentit ai ka qenë jashtë orarit të punës.

Ndërkohë, policia ka shoqëruar drejtuesen e mjetit për të zbardhur ngjarjen dhe shkaqet e aksidentit.