Edi Rama: 20,116 studentë janë pajisur me Kartën e Studentit

133

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se 20,116 studentë janë pajisur me Kartën e Studentit në Universitetin e Tiranës.

Shifrën kryeministri e treguar në një postim në Facebook, ndërsa u bën thirrje gjithë pjesës tjetër të studentëve që nuk janë pajisur me kartë që të aplikojnë pranë fakulteteve përkatëse të tyre.

Karta e Studentit është një pikë e Paktit për Universitetin nga ku studentët do të përfitojnë një sërë shërbimesh me çmime të reduktuara.