Ja kur do të ndryshojë ora këtë muaj.

161

Ora diellore do të hyjë në fuqi natën mes të shtunës, data 27, dhe së dielës, data 28 tetor. Në orën 2:00, akrepat e orës do të spostohen një orë prapa, duke shënuar orën 1:00. Ora diellore do të qëndrojë në fuqi deri në javën e fundit të marsit 2020.

Megjithëse Komisioni Europian ka hapur një debat për të braktisur këtë sistem dhe për të lënë në fuqi sistemin e një ore që nuk ndryshon, edhe këtë vit ora do të ndryshojë, por pritet që vendimi të merret për vitin e ardhshëm.

Bashkimi Evropian do të heqë dorë nga ndryshimi dy herë në vit i akrepave të orës dhe për këtë u ka dhënë vendeve anëtare kohë deri në prill të vitit të ardhshëm për të vendosur nëse duan të qëndrojnë me orën verore apo atë dimërore.

Megjithëse një vendim i shumëpritur dhe i votuar nga shumë shtetas evropianë në një sondazh të disa muajve më parë, ekziston ende frika se Evropa mund të përfshihet nga kaosi i zonave të ndryshme me orare.