Aksidentoi për vdekje 55 vjeçarin, autori largohet nga vendi i ngjarjes.

353

Një këmbësor është përplasur për vdekje nga një makinë rreth orës 18:30, pnë aksin rrugor Milot Fushë Krujë, në vendin e quajtur Kryqëzimi i Fushë Kuqes.

Viktima është Mark Lleshi . rreth 55 vjeç, banues në Kurbin i cili ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Pas aksidentit autori është larguar së bashku me makinën e tij. Ndërkohë grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe kapjen e autorit.