Armina Mevlani: Vuaj nga ankthi, ja si e luftoj.

512

Gjithmonë e më shumë personazhet e njohur të huaj e së fundmi edhe shqiptarë po flasin hapur për problemet që ata personalisht kanë probleme të shëndetit mendor si, ankthi, stresi, depresioni.

E fundit që pranoi se në jetën e saj ka momente kur ajo vuan nga ankthi ishte blogerja Armina Mevlani, e cila nëpërmjet ‘rubrikës’ pyetje-përgjigje në Instagram, u pyet nga ndjekësit nëse ka vuajtur ndonjëherë nga ankthi.

Mendoj se në një moment të caktuar të gjithë vuajmë nga ankthi. Është normale të ndihesh i pasigurt për jetën, sepse asgjë nuk është e garantuar! Shpesh vuaj nga stomaku pas një krize ankthi, por kjo vetëm për periudha të caktuara, jo në mënyrë konstante.

Përpiqem gjithmonë të shoh anën e mirë të gjërave dhe bëj shumë Yoga, është shprehur Mevlani, duke zbuluar kështu edhe mënyrën që ajo ka zgjedhur për ta luftuar ankthin.