Sara dhe Ledioni prindër për herë të dytë, zgjedhin një emër të veçantë për vogëlushin.

340

Sara Hoxha dhe Ledion Liço janë bërë prindër për herë të dytë. Lajmin e bukur për ardhjen në jetë të djalit të dytë të familjes Liço e ka bërë vetë me dije Sara përmes një fotoje tejet emocionuese, ku shfaqet me të 2 djemtë e përqafuar.

London është bërë tashmë djali i madh i shtëpisë. Mirëpo, si quhet anëtari më i ri i familjes? Siç pritej, Sara dhe Ledioni kanë zgjedhur një tjetër emër kryeqyteti për të voglin e tyre. Roman është emri me të cilin e kanë pagëzuar vogëlushin.

Çmendurisht në dashuri me Romanin tonë, i lindur dje më 11 tetor 2019. Më herët sesa pritej, por megjithatë 2.9 kg gëzim i pastër, shkruan Sara bashkangjitur fotos.