Ja kush e shoqëroi Jonida Maliqin në Class Fashion Show 2019 (Foto)

148

Nuk është hera e parë që Jonida Maliqi dhe Bora Zemani shihen bashkë në publik. Pas disa fotove nga paparacët, në shoqërinë e dy vëllezërve, Donald dhe Romeo Veshaj, Jonida dhe Bora nuk gjejnë arsye për t’u fshehur më. Lajmet dhe spekulimet për lidhjet e reja të tyre nuk janë ndalur, por asnjëra nuk shqetësohet më për këtë fakt.

Fotoja e fundit e Jonidës dhe Borës vjen nga Class fashion Show. Në eventin që mbahet sonte në Pallatin e Brigadave, dy bukuroshet edhe kanë pozuar për Class.

Bora, pa eksperimentuar me ngjyra, ka qëndruar e sigurt në veshje me një fustan të zi të ngushtë, ndërsa Jonida, si gjithmonë surprizuese në look, ka zgjedhur të kombinojë pantallona të gjera të zeza me një bluzë blu me xixa, e cila nuk ishte rastësisht.