Flamuri shqiptar në miqësoren Brescia- Vojvodina, tifozët serb mësyjnë në fushë.

365

Ndeshja Brescia FK Vojvodina nuk i ngjau aspak një miqësoreje në futboll, por më tepër si një përballje mes tifozëve shqiptar dhe atyre serb.

Dy herë ndërprerje të ndeshjesh, një pushtim i fushës nga tifozët miq dhe një lojë e mbyllur përpara kohe. Është kjo panorama e takimit Brescia FK Vojvodina, e cila shkatërroi edhe një fillim ndeshjeje në mënyrën më të mirë dy ekipet zbritën në fushën e blertë me fanellat kushtuar trajnerit Mihajloviçit, i cili po lufton me jetën.

Gjithçka ndodhi për shkak se në stadium valëvitej flamuri shqiptar. Një gjest i tillë është marrë si provokim nga serbët e Vojvodinës, të cilët zbritën në fushë me qëllim marrjen e flamurin, por fatmirësisht përleshja është shmangur.

Ndeshja u ndërpre përfundimisjt pasi lojtarët e Brescia nuk kanë pranuar më të zbresin në fushën e lojës.