E rëndë, fëmija 2 vjeç bie në vatrën e zjarrit ku po zihej rakia.

448

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Therepel të Skraparit. Një fëmijë rreth moshës 2 vjeç duke luajtur ka rënë në vendin ku familjaret po zienin rakinë ku për pasojë ka marrë djegie të mëdha.

Burime bëjnë me dije se fëmija fillimisht është dërguar në spitalin e Skraparit por më pas është nisur drejt Tiranës për shkak të plagëve të rëndë.