Lotaria amerikane, mos e bëni këtë gabim gjatë aplikimit.

158

Ndryshe nga vitet e tjera, këtë vit mund të aplikohet vetëm me pasaportë dhe nëse ju skadon para se të merrni përgjigjen, duhet të ruani një kopje të vjetrës.

Ambasada amerikane në Tiranë, ka njoftuar për këtë procedurë, duke u bërë thirrje aplikuesve që të kenë kujdes.

Aplikuesi kryesor i Programit të Lotarisë duhet të vendosë të dhënat e pasaportës së paskaduar në aplikimin fillestar. Nëse pasaporta juaj skadon pasi të keni kryer aplikimin dhe ju përzgjidheni, rekomandojmë të ruani një kopje të pasaportës së vjetër, nëse do tju kërkohet gjatë procesit, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Aplikimet për lotarinë amerikane mbyllen më 5 nëntor në orën 18.00 dhe për të zbuluar nëse jeni fitues mund të kontrolloni nga data 5 maj 2020 në dvlottery.state.gov.