As me parfum nuk paskemi ditur të lyhemi. Ja gabimet që bëjmë.

436

Para se të fillojmë me këshillat lidhur me aplikimin duhet të dini që parfumi e ka një datë skadence dhe faktorë të jashtëm ndikojnë në formulën e tij. Mos i mbani parfumet në tualet apo në vende me lagështirë.

Vendet e ngrohta do të ndikojnë negativisht në cilësinë e aromës së parfumit. Fare mirë mund ti mbani parfumet në dhomën tuaj. Që parfumi juaj të zgjasë më shumë, mbrojeni atë nga dielli dhe drita, dy armiqtë më të mëdhenj. Pasi hapet, parfumi këshillohet të përdoret gjatë vitit.

Parfumosuni menjëherë pas dushit para se të visheni. Lagështia në lëkurën tuaj do të bëjë që parfumi të qëndrojë më gjatë.

Aroma e parfumit intesifikohet në momentin që vendoset tek pikat e nxehta të lëkurës sonë. Nëse do të lyeni kyçet, lëkurën pas veshit, qafën dhe gjynjtë të jeni të sigurtë që aroma juaj do të jetë ndjellëse.

Zgjidhni sete të së njëjtës aromë
Per te perforcuar edhe me shume aromen e parfumit tuaj perdorni produkte ekstra me te njejten arome si p.sh krem trupi, qumesht, xhel dushi, deodorant.

Femrat apo meshkujt të cilët mbajnë aromë 1 kilometër larg, të jeni të sigurtë që lahen, lyhen me krem e me parfum të së njëjtës linjë. Duke vendosur në trup shtresa të produkteve të ndryshme me të njëjtën aroma , pa dyshim që kjo e fundit do të depërtojë thellë në hundën tuaj.

Përpara se të lyheni me parfum, lyjeni trupin me një krem. Në këtë mënyrë parfumi do të qëndrojë më gjatë dhe aroma do të jetë më intensive. Living.al