Përcillet për në banesën e fundit infermieri, kolegët prekin me dedikimin e tyre.

162

Ditën e sotme është përcjellë për në banesën e fundit infermieri, njëherazi këngëtari i Polifonisë, Siri Runaj. Në ceremoninë e varrimit të tij përveç familjarëve dhe të afërmve kanë qenë edhe kolegë të shumtë nga spitali i Fierit.

Runaj , u nda para kohe nga jeta në një ngjarje tragjike duke rënë aksidentalisht nga kati i shtatë i një apartamenti te lagjia Konferenca e Pezës ku ai banonte. Kryqi Kuq Shqiptar Dega fier ka shkruajtur edhe një dedikim kolegut të tyre për shumë vite në Kryqin e Kuq Dega Fierit.

Dedikimi i plotë i kolegëve: Miku dhe kolegu ynë SIRI RUNAJ,Kryetar i Degës së Kryqit të Kuq Fier dhe për tetë vjet edhe si anëtar i Këshillit Drejtues të KKSH.

Siriu ka kontribuar për gati njëzet vjet pranë Degës KK Fier si anëtar dhe vullnetar aktiv, por edhe si instruktor i Ndihmës së Parë. Siriu karakterizohej nga vlera të larta njerëzore, si humanizmi e dashuria për njerëzit në nevojë, korrektësia , ndershmëria, komunikimi dhe thjeshtësia. Familja humbi njeriun e saj të dashur,ne miqtë një koleg, të sinqertë e të respektuar nga të gjithë. U prefsh në paqe miku ynë Siri.