Ja arsyeja pse portieri i Partizanit u vetëhodh nga kati i gjashtë.

183

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e një dite më parë që tronditi botën e futbollit, por edhe opinionin publik

Burime për Report TV bëjnë me dije Aldo Teqja, portieri i dytë i Partizanit është vetëhedhur nga kati i gjashtë ku jeton, ndonëse ditën e djeshme klubi dhe FSHF-ja e raportuan fillimisht si një aksident. Shkak për këtë, referuar po të njëjtave burime, ka qenë konflikti me partneren, që e shtyu 24-vjeçarin të merrte këtë vendim drastik.

Fatmirësisht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në një prononcim për Report Tv nga spitali Traumës, mjekët kanë bërë me dije si ai ka shembje në mushkëri dhe trup, por që asgjë nuk mund t’i rrezikoj jetën.

Kjo ngjarje ka sjellë reagime të shumta si nga tifozë, FSHF por skuadrat e futbollit.