Futet në rezervuar për të shpëtuar vajzën, humbin jetën nënë e bijë.

390

Një ngjarje tragjike ndodhi pasditen e kësaj të diele në fshatin Alarup të Pogradecit. Nënë e bijë humbën jetën rreth orës 17 , pasi u mbytën në rezervuar.

Paraprakisht dyshohet se vajza 10 vjeçare, rrëshqiti aksidentalisht në rezervuar duke u mbytur.

Nëna e saj, vetëm 35 vjeçe, po punonte në afërsi të vendit të ngjarjes. Me të parë që e bija kishte rënë në ujë, ajo u fut për të shpëtuar të miturën, por fatkeqësisht u mbyt gjithashtu.

Në vendin e ngjarjes autoritetet vijojnë punën për zbardhjen e plotë të kësaj tragjedie të dyfishtë.