Bie nga kati i gjashtë i pallatit portieri i Partizanit.

334

Bie nga kati i gjashtë i një pallati në lagjen Medar Shtylla, portieri i Partizanit Aldo Teqja, 24 vjeç. Ai është dërguar në spitalin e Traumës ku është jashtë rrezikut për jetën. Lidhur me këtë ngjarje kanë reaguar Policia e Shtetit dhe Klubi i Partizanit.

Sipas policisë Teqja është hedhur nga kati i gjashtë i pallatit në gjendje të rënduar psikologjike, ndërsa sipas Klubit të tij të futbollit ngjarja ka qenë aksidentale.

Klubi njofton se pjestari i ekipit Aldo Teqja siç edhe është raportuar në media ka pësuar një aksident menjëherë pas përfundimit të takimit Partizani – Teuta.

Aktualisht portieri Teqja gjendet i shtruar në spitalin e Traumës në Tiranë nën mbikqyrjen e mjekëve, fatmirësisht jasht rrezikut për jetën. Mjekët e spitalit janë duke monitoruar gjendjen e Lojtarit. Prezent në ambientet jashtë spitalit janë shokët e skuadrës, stafi dhe drejtues të Klubit, njofton Klubi i Partizanit.

Njoftimi i policisë. Rreth orës 19:40 në rrugën “Medar Shtylla”, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëhedhur nga kati i 6-të i banesës shtetasi A. T., 24 vjeç,i cili u dërgua në spital për ndihmë të specializuar mjeksore. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.