Njihuni me shqiptarin që ka markën e tij të këpucëve në Itali.

238

Sardi Shoes është një markë e re në sektorin e këpucëve, e cila lindi nga mendja krijuese e Elisard Feimit dhe nga pasioni i tij për këpucët e grave. Në Parabiago, një provincë në Milano, stilisti përdor përvojën e tij të gjerë në këtë sektor për të prodhuar këpucë unike në llojin e tyre: modele ekskluzive, të bëra me dorë e që dukshëm shprehin një përzierje të klasit, shkëlqimit dhe zejtarisë së lartë italiane.

Dashuria ime për këpucët ka origjinë të hershme. Unë hodha hapat e parë në këtë industri gjatë punës në një fabrikë artizanale në Parapiago kur isha shumë i ri në moshë. E duke mësuar hap pas hapi detaje dhe procese në këpucari, nga këtu më lindi dëshira dhe nevoja për ta shndërruar këtë pasion në biznesin tim.

Prandaj, lindi marka ime, Sardi Shoes, të cilën e inagurova këtë vit dhe e cila pasqyron tërësisht konceptin tim për këpucët e grave: të bukura, elegante, të rafinuara, të rehatshme për tu veshur dhe plotësisht të realizuara me punim artizanal dhe material të cilësisë së lartë, rrëfehet ai.

Dizajni i këpucëve nuk është diçka e thjeshtë sepse në bazë duhet të ketë njohuri për strukturën e këmbës dhe funksionet e saj. Prej disa kohësh kam filluar studimet për të zgjidhur, saktësisht, problemet që mund të shfaqen kur vesh një këpucë të papërshtatshme.

Kjo është arsyeja pse unë zgjodha një thembër që zvogëlon figurën e këmbës pa shkaktuar dhimbje, e që ofron rehati maksimale dhe një përsosje të shputës. Koleksioni i grave të mia pasqyron të gjitha këto kërkesa, vijon Elisardi.

Ai është absolutisht një histori suksesi për shqiptarët, pasi vite të shkuara një pjesë e karrierës së tij në fushën e prodhimit të këpucëve ka qenë e pozicionuar tek marka e famshme e shollës së kuqe, Louboutin, ndërsa sot ai zotëron markën që mban emrin e tij.